Muçi për supergolit ndaj Aston Villas: Jam krenar për veten dhe ekipin

Futboll

Muçi për supergolit ndaj Aston Villas: Jam krenar për veten dhe ekipin

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 23:09
Muçi në veprim

Ernest Muçi ishte realizator i golit të vetëm për Legian e Varshavës të enjten mbrëma kundër Aston Villas.

Skuadra e tij u mposht 2:1 në ndeshjen e Grupit E të Ligës së Konferencës, por Muçi shënoi supergol në minutën e 20-të.

Ai e barazoi rezultatin në 1:1. Për 22-vjeçarin ishte goli i nëntë i edicionit aktual, në 28 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka edhe dy asistime.

“Luajtëm kundër një skuadre të fortë të Premier Leagues.

Mund të jemi krenar me veten, sepse qëndruam si rival të denjë deri në fund. Megjithatë, duhej të ishim më të vëmendshëm në ndërprerje. Jam krenar për ekipin.

Katër ditë më herët luajtëm në ‘Ekstraklasa’, dhe tani treguam paraqitje të madhe në Evropë.

Premier League është e shpejtë dhe intensiteti është krejtësisht ndryshe. Vendimi për të gjuajtur drejt portës ishte i menjëhershëm. Jam krenar që shënova gol.

Tani duhet të shikojmë për ndeshjen e radhës. Gjuajtjet nga distanca janë diçka që kam bërë qëkur isha fëmijë. Megjithatë, e di se mund të zhvillohem edhe më shumë në këtë aspekt”, ka thënë Muçi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat