Vinicius, fajtorët rrezikojnë deri në katër vite burg

Futboll

Vinicius, fajtorët rrezikojnë deri në katër vite burg

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 17:24
Vinicius

Katër ultrasit e Atletico Madridit, përgjegjës për varjen e një kukulle me motive racore me një fanellë të Vinicius Junior nga një urë në Madrid, mund të përballen me deri në katër vjet burg për krime të urrejtjes.

Kukulla Vinicius u var nga ura pasi braziliani ishte abuzuar në mënyrë raciste nga tifozët e Atletico-s në fillim të sezonit të kaluar dhe përpara një derbi tjetër, kukulla u vendos pranë terrenit të stërvitjes Valdebebas, ku Vinicius kishte një shans të mirë për ta parë atë.

Kukulla u vendos poshtë një pankarte me shkronja gjigante ku thuhej “Madridi e urren Realin”.

Sipas Diario AS, një gjyqtar ka vendosur tashmë një urdhër ndalimi për katër të pandehurit, të cilëve u ndalohet të kontaktojnë me brazilianin, ose të jenë në një distancë prej 1000 metrash prej tij, qoftë nga dy stadiumet që i përkasin Atletico-s apo Real Madrid-it, apo çdo ndeshje tjetër futbolli profesional në Spanjë.

Lufta kundër abuzimeve raciste ndaj Vinicius është rritur gjatë 12 muajve të fundit, me La Ligën që po përpiqet të distancojë veten dhe të mbrojë reputacionin që është njollosur nga episodet e shumta të racizmit në dy sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat