Dhunë në futbollin turk, presidenti i klubit godet gjyqtarin

Futboll

Dhunë në futbollin turk, presidenti i klubit godet gjyqtarin

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca ka sulmuar gjyqtarin Halil Umut Meler.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pas barazimit me rezultat 1-1 të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Caykur Rizespor në kuadër të Superligës së Turqisë.

Gjatë ndeshjes ku Ankaragucu nga minuta e pesëdhjetë ka mbetur me dhjetë lojtarë, si rezultat i marrjes së kartonit të kuq, Ankaragucu ka kaluar herët në epërsi, qysh në minutën e katërmbëdhjetë kur ka realizuar Moroutan, kurse barazimi ka ardhur në minutën e shtatë të kohës shtesë nga Gaich. Paraprakisht skuadrës vendase sistemi VAR i kishte anuluar një gol. Në minutën e pestë të kohës shtesë edhe mysafirët kanë mbetur me dhjetë lojtarë. 

Kur gjyqtari ka sinjalizuar për përfundimin e ndeshjes, presidenti i Ankaragucu ka hyrë në fushë duke e goditur gjyqtarin kryesor me grusht. Referi pasi ka rënë në tokë është godiur edhe me shqelma nga zyrtarë të tjerë të klubit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat