Liridona Syla: Kemi promovuar kulturë të emancipimit të femrës shqiptare në Evropë

Futboll

Liridona Syla: Kemi promovuar kulturë të emancipimit të femrës shqiptare në Evropë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Liridona Syla

Gjithmonë do të mbahet si futbolliste luftarake, që i jepte siguri të madhe repartit të mbrojtjes por edhe që kishte mjeshtri për t’iu shënuar rivaleve.

Liridona Syla të dielën që e lamë pas, i dha fund lojës aktive. 

Si futbolliste, e shquar në petkun e Mitrovicës dhe të kombëtares së Kosovës. 

Image

“Si futbolliste aktive isha shumë e lumtur po edhe e privilegjuar që isha një ndër pionieret e futbollit femëror pas çlirimit të atdheut, kjo ishte diçka e veçantë, ishte ëndërr, por jo edhe vetëm ëndërr, po edhe një përgjegjësi, edhe fat i madh i imi që jetova e luajta në këtë kohë të rilindjes së futbollit tonë kombëtar për femra”, thotë Liridona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Dona shijoi edhe shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare por është krenare që dha më të mirën kudo që ka luajtur qoftë për Mitrovicën dhe kombëtaren e Kosovës. 

“Kemi bërë rezultate të shkëlqyeshme, kemi promovuar kulturë e edukatë të emancipimit të femrës shqiptare në Evropë”, ka treguar ajo.

Liridona ani pse është përshëndetur nga loja aktive, ajo sërish do të jetë pjesë e lojës më të popullarizuar në botë por në një rol tjetër.  

“Në vazhdim natyrisht që nuk do të largohem nga futbolli sepse ende është pasioni im, por do të mundohem të përgatisë futbolliste të reja me stërvitje, me këtë përvojën time që e kam fituar, besoj se do e vazhdoj po në klubi që arrita të gjitha trofetë e sukseset, tani t’ia kthej të mirat klubit tim KFF Mitrovica”, thotë Liridona.

Në fund iu është mirënjohës kryetarit të klubit Hajrullah Haxhiu dhe drejtorit Adnan Ademi, të cilët si gjithmonë krijuan kushte për stërvitje, për ndeshje dhe në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat