Tuchel: Skuadra e Bayern jep 100 përqind kundër United

Futboll

Tuchel: Skuadra e Bayern jep 100 përqind kundër United

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 18:36
Tuchel

Bayern Munich do të japë 100 përqind kundër Manchester United të martën në ndeshjen e fundit të Grupit A në kuadër të Champions League, ka thënë trajneri Thomas Tuchel.

Kjo pavarësisht se skuadra gjermane tashmë ka siguruar vendin e parë.

“United do të japë gjithçka nesër për të kaluar, por do të shfaqim performancë të nivelit të lartë. 

Kur e veshë fanellën e Bayern Munich duhet të sillesh si kampion, nuk ka rrugë tjetër", ka thënë Tuchel.

Bayern tashmë e ka fituar Grupin A për të siguruar një vend në 1/16 të Champions League, ndërsa United që gjendet në vendin e fundit në grup domosdoshmërisht duhet të fitojë për ta parë në fund nëse do të mund të kalojë në vendin e dytë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat