Acerbi: Sociedadi ka luajtur një ndeshje të shkëlqye

Futboll

Acerbi: Sociedadi ka luajtur një ndeshje të shkëlqye

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:00
Acerbi

Francesko Acerbi vazh don të jetë një nga pikat më të forta të Interit dhe pavarësisht renditjes në vendin e dytë të grupit D në Ligën e Kampioneve, mbrojtësi mendon se Interi i ka të gjitha shanset për të shkuar më tej në këtë kompeticion.

Si e prisni ecurinë e Interit pas vendit të dytë në grup?

Real Sociedadi ka luajtur një ndeshje të shkëlqye, por sigurisht që ne mund të kishim bërë diçka më shumë.

Nuk kam pasur asgjë për t’u thënë shokëve të mi të skuadrës edhe pse është e vërtetë që fakti që barazuam 0-0 në shtëpi, do të thotë që nuk kemi bërë mjaftueshëm.

E mbyllëm fazën e grupeve në vendin e dytë dhe e dimë që do të gjejmë skuadra shumë të vështira përballë.

Gjithsesi, mendoj se edhe ato skuadra do të kenë frikë që do të kenë Interin përballë. Herët a vonë duhet t’i takonim dhe kjo është gjë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat