Babiç tregon se vetëm një lojtar nga Shqipëria mund të ishte në Kombëtaren e tyre

Futboll

Babiç tregon se vetëm një lojtar nga Shqipëria mund të ishte në Kombëtaren e tyre

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Gjimshiti

Shqipëria ndodhet në grupin e Europianit të Gjermanisë me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Emisioni “Koha Shtesë” ka zhvilluar një intervistë me gazetarin e njohur në Kroaci të “Sport Klub Tv”, Vedran Babiç, i cili ka komentuar këtë short dhe ka folur më tepër rreth asaj që pret nga Shqipëria.

“Shqipëria meriton shumë respekt, nuk keni shkuar aksidentalisht këtu, e keni merituar.

Keni dalë në vendin e parë duke lënë pas vetes çekët dhe polakët. Por në një grup të tillë, me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë,

Shqipëria është jashtë loje në letër. Unë mendoj se Shqipëria do ta mbyll grupin me 0 pikë. Vendin e parë do ta mbajë Spanja, në të dytin do të jetë Kroacia dhe më pas do të renditet Italia. Nuk mendoj se do të keni ndonjë shans për të bërë surprizën në Gjermani.

Nuk mendoj se Shqipëria do të shkojë më shumë se kaq. E di se mendoni se do të merrni ndonjë pikë me ndonjë rival, por është shumë e vështirë.

Në bazë të llogarive, ju duhen katër pikë, një fitore dhe një barazim, duke futur këtu edhe llogaritë për vendin e tretë më të mirë.

Por keni një avantazh, që nuk keni presion nga tifozët.

Është tjetër gjë kur ju mendoni, si tifoz në Shqipëri, se Shqipëria duhet të kalojë më tej dhe tjetër gjë kur e gjithë bota mendon se ti duhet ta kalosh grupin.

Kush lojtar i Shqipërisë mund t’i bënte punë Kroacisë? E vështirë që ta thuash, ne jemi më të mirë se Shqipëria në çdo pjesë të fushës. Por nëse do të zgjidhja, ndoshta dikë nga krahët, një lojtar më ofensiv pasi kemi probleme me Perishiq.

Është dëmtuar, pritet të kthehet në prill dhe nuk e dimë se në çfarë gjendje do të jetë për Europianin.

Për ne ky është lojtari i dytë më i rëndësishëm pas Modriç.

Pra do të zgjidhja një lojtarë nga krahët nga Shqipëria dhe Berat Gjimshitin, që luan prej vitesh n Serinë A.

Nuk jam i sigurt nëse Gjimshiti do të ishte në formacion, kemi Gvardiol, një nga mbrojtësat më të mirë në botë dhe një tjetër mbrojtës që luan te Ajaksi.

Megjithatë Gjimshiti do të na bënte shumë punë për rrotacionin me eksperiencën e madhe që ka”, tha gazetari nga Kroacia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat