Abilaliaj: I kishim llogaritur të gjitha varacionet e Egnatias

Futboll

Abilaliaj: I kishim llogaritur të gjitha varacionet e Egnatias

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 21:47
Arbër Abilalija

Arbër Abilalija ka fituar trofeun e parë si trajner, që sipas vlonjatit kjo është një përgjegjësi më e madhe sesa kur je lojtar.

Trajneri i të kuqve pohoi se i kishin llogaritur të gjitha varacionet e Egnatias dhe nuk e fshehu gëzimin për fitimin e Superkupës. Ai pohoi se nga trofetë nis gjithçka.

“Jam i lumtur që fitojmë një trofe. Arritëm që të ktheheshim te fitorja duke marrë një trofe të tillë është kënaqësi më e madhe.

Nuk bëj parashikime të  tilla, por duke bërë presionin lart portieri i Egnatias gaboi, madje jo vetëm te rasti i golit, por edhe 2-3 herë të tjera, por që nuk i shfrytëzuam.

Si erdhi loja, tek ndeshje, rëndësi ka fitorja, e cila erdhi ndaj një ekipi cilësor si Egnatia.

Ndryshimi i skemës së Egnatias?

Një variante ishte kjo, pasi Egnatia nuk do të pajtohej po ta kishim rezultatin ne në favor.

Ndryshuam edhe ne dhe donim të shfrytëzonim shpejtësinë e Mensah dhe Kekos. I patëm mundësitë me atë, por nuk finalizuam.

Arritëm të rezistonim dhe më pëlqeu sjellja e gjithë linjës definsive. Ndeshje e rëndësishme dhe varacionet e Egnatias i kishim llogaritur. I shfrytëzuam dhe fatmirësisht rritëm që të fitonim trofeun

Kënaqësia si trajner dhe lojtar

Emocioni kur je përgjegjës për 22 apo 30 lojtarë është më i madhe, pasi si lojtar përgjegjësia është individuale. Kur je trajner në fushë luajnë lojtarët, të cilët duhet të zbatojnë detyrat që u ngarkon.

Gjithsesi, trofeu shkon në raftet e Partizanit. Kjo ka rëndësi dhe mbi trofe ndërtohet gjithçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat