Endrick falënderon Florentino Perez me një dhuratë

Futboll

Endrick falënderon Florentino Perez me një dhuratë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 16:18
Perez

Futbolli europian pret të shikojë në fushë talentin për të cilin të gjitha flasin dhe që është blerë nga Real Madrid.

Los Blancos kanë punuar për të siguruar shërbimet e Endrick, duke bërë një ofertë të rëndësishme prej 60 milionë eurosh.

Dhe lojtari ka dashur të falënderojë klubin për besimin që i ka treguar.

Lojtari do të bashkohet me madrilenët verën e ardhshme, por ka vendosur të bëjë një vizitë në Spanjë te klubi i tij i ardhshëm.

Në Madrid është takuar me ata që do të jenë shokët e tij të ardhshëm të skuadrës dhe presidentin e Blancos, Florentino Perez, i cili ka bërë shumë për ta marrë.

Pikërisht për këtë arsye, Endrick ka dashur ta falënderojë numrin një të Real-it duke i bërë një dhuratë: fanellën e Brazilit me numrin 21, atë që ka veshur 17 nëntorin e kaluar kundër Kolumbisë në ditën e debutimit të tij në moshën 17 vjeç, 3 muaj dhe 27 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat