Partizani luan ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Erzenit

Futboll

Partizani luan ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Erzenit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 12:21
Arbër Abilaliaj

Partizani luan ndeshjen e fundit për këtë vit kundër Erzenit.

Sfidë kjo e vlefshme për javën e 18-të të Superiores dhe që zhvillohet të dielën, ora 17:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në konferencën e zakoshme për shtyp para ndeshjes, foli trajneri i aktual i Partizanit Arbër Abilaliaj.

Abilaliaj kërkon sforco nga të tijët në ndeshjen përballë shijakasve. Gjithashtu ai mendon se Erzeni u jep mundësinë që të dalin nga situata që nuk përputhet me objektivat e Partizanit.

Sa e vështirë është ndeshja me Erzenin, pas euforisë së fitores në Superkupë?

“Ne kemi qenë falenderues kundrejt gjithë lojtarëve që bën ndeshje shumë të rëndësishme, sollën trofe shumë të rëndësishëm në klubin tonë. Aq dhe kemi kërkuar shumë vëmendje, kemi tërheq vëmendjen si mund të menaxhohet ndeshja nesër.

E dimë që do jetë e vështirë dhe pak rëndësi ka pozicioni në renditje, në momentin që nuk është se jemi duke kaluar momentin më të mirë tonin, në aspektin dhe të dëmtimëve por dhe të formës dhe të volumit të madh të ndeshjeve që kemi bërë.

Presim sforco të madhe nga gjithë lojtarët ditën e nesërme, për të shkuar te fitorja në kampionat sepse mos harrojmë në momentin që flasim kemi 6 barazime rresht në kampionat, kështu qe duhet të jemi të fokusuar te Erzeni sepse na jep mundësinë të dalim nga situata që nuk është aspak normale dhe e këndshme për objektivat që ka Partizani në fund të sezonit”, tha Arbër Abilaliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat