Real negocion për çmimin

Futboll

Real negocion për çmimin

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 14:38
Alphonso Davies

Real negocion për çmimin!

Prej kohësh tashmë, “Galaktikët” e Real Madrid, por edhe “ylli” kanadez, Alphonso Davies e kanë shprehur haptazi “dashurinë” e ndërsjellë dhe me shumë mundësi, “pistoni” i krahut të majtë të mbrojtjes do të jetë blerja e parë e “Los Blancos”, me hapjen e merkatos së verës, në qershorin e vitit 2024.

Megjithatë, pavarësisht dëshirës së lojtarit dhe interesimit të vazhdueshëm, të 14 herë fituesve të UEFA Champions League, sërish “Bavarezët” e Bayern Munich, nuk ndalen përsa i përket rinvoimit të kontratës së 23-vjeçarit, me teknikun Thomas Tuchel, që e vlerëson jashtëzakonisht shumë “rraketën” kanadeze dhe nuk dëshiron t’i largohet nga “Allianz Arena”.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermane, por edhe atyre spanjolle, tashmë dy klubet kanë hyrë në një fazë “të nxehtë” negociatash, me “Galaktikët” që kërkojnë të japin vetëm 40 milionë euro për kartonin e Davies, ndërsa “Bavarezët” nuk pranojnë më pak se 70 milionë e tashmë gjithçka ka mbetur në “udhëkryq”, por pritet që Presidenti Florentino Perez të vazhdojë të ngulë këmbë për transferimin e kanadezit, i cili është ndër të “preferuarit” e teknikut, Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat