Oscar është zhdukur në Kinë prej shtatë vitesh

Futboll

Oscar është zhdukur në Kinë prej shtatë vitesh

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:33
Oscar

Oscar tashmë ka shtatë vjet në Kinë, pasi është zhdukur nga sytë e botës së futbollit. Braziliani 32-vjeçar vazhdon të fitojë një pasuri: një rastësi e ka shpëtuar nga goditja e qeverisë kineze ndaj pagave të futbollistëve.

Jashtë Kinës, askush nuk e di se Oscar e udhëhoqi Shangain drejt titullit të dytë kombëtar: mesfushori 32-vjeçar brazilian shënoi 9 gola dhe 15 asiste në 30 ndeshje të luajtura në Superligën Kineze.

Ish-lojtari i Sao Paulos dhe Chelsea ka mbetur prej kohësh i vetmi lojtar me një rrogë joreale në futbollin kinez, ndërsa të gjithë emrat e tjerë të shkëlqyer janë zhdukur prej kohësh.

‘Dënimi’ i tij – padyshim i pranuar me vetëdije – janë 24 milionët që ai fut në xhep çdo vit, krahasuar me tavanin prej 3 milionësh të vendosur me ligj nga qeveria kineze në fillim të 2020.

Pas saktësisht një viti Oscar do të jetë i lirë dhe do të jetë 33 vjeç: kush e di nëse do ta mbajë premtimin e vjetër që i bëri vetes për t’u rikthyer në futbollin europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat