​Tre skuadra nga Serie A në kërkim të yllit të Juventusit

Futboll

​Tre skuadra nga Serie A në kërkim të yllit të Juventusit

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
Lojtarët e Juventusit

Fabio Miretti ka treguar që është një talent te Juventusi, por së fundmi minutazha e tij e paktë sugjeron se ai mund të largohet te klubet e interesuara të Serie A në formë huazimi.

20 vjeçari u fut në skuadrën e Massimiliano Allegris sezonin e kaluar, ku luajti 1832 minuta përgjatë 40 paraqitjeve, duke përfshirë edhe tre ndeshje të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Miretti në fillim të këtij sezoni ishte titullar te Juventusi, por ka luajtur vetëm një herë në pesë ndeshjet e fundit të klubit, duke u lënë në bankën rezervë në fitoret e fundit kundër Frosinones, Napolit dhe Monzas si dhe në barazimin kundër Interit.

Siç bëhet e ditur nga “Corriere dello Sport”, Juventusi është i hapur që ta huazojë Mirettin në merkaton e janarit, dhe mund të arrijë marrëveshje me njërin nga klubet e interesuara.

Monza, Udinese dhe Sassuolo thuhet se janë të interesuara për ta transferuar 20 vjeçarin italian për pjesën e mbetur të sezonit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat