Atalanta siguron përforcimin e parë, detajet e marrëveshjes

Futboll

Atalanta siguron përforcimin e parë, detajet e marrëveshjes

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 16:19
Tifozët

Atalanta përforcon qendrën e mbrojtjes. Klubi bergamask ka arritur akordin final me Hellas Veronën në lidhje me shërbimet e Isak Hien.

24-vjeçari suedez, i cili numëron 8 ndeshje me kombëtaren skandinave, aktivizohet në qendër të prapavijës.

Verona e bleu shtatlartin 3.2 mln euro nga Djurgarden në verën e vitit 2022. Dhe tashmë e shet 8.5 mln euro + bonuse.

Hien do të firmosë deri në verën e viti 2028 me klubin zikaltër, që synon të kapë zonën Champions League nga kampionati.

Skuadra e Gasperinit e mbylli vitin 2023 me fitoren 1-0 ndaj Lecces, duke u renditur në vendin e gjashtë me 29 pikë në Serie A.

Atalanta, aty ku prej vitesh luan shumë mirë edhe Berat Gjimshiti, ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Europa League si vend i parë në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat