Sancho largohet nga Anglia

Futboll

Sancho largohet nga Anglia

Më: 3 janar 2024 Në ora: 15:05
Sabcho

Borussia Dortmund po tenton një rikthim të bujshëm. Nënkampionët e Gjermanisë kanë nisur nga puna për të riveshur sërish verdhezi Jadon Sanchon.

Të cilin e shiti 85 mln euro te Manchester United në verën e vitit 2021.

Aventura në “Old Trafford” nuk po shkon mirë për sulmuesin e majtë, i cili ka përfunduar jashtë skuadrës prej përplasjes me teknikun Erik ten Hag.

23-vjeçari është në kërkim të minutave për të marrë një ftesë nga kombëtarja angleze në Euro 2024. ]

Dhe në skenë ka dalë rikthimi në “Signal Iduna Park”.

Stadium ku Sancho shkëlqeu gjatë katër sezoneve me skuadrën gjermane. Sky Sport Deutschland raporton se dy klubet po bisedojnë për huazimin e lojtarit ofensiv deri në verën e ardhshme në Bundesliga.

Vetë futbollisti ua ka bërë të qartë menaxherëve të tij se dëshiron me çdo kusht rikthimin te Dortmundi. Që ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Raund ku skuadra e Edin Terzic do të sfidojë holandezët e PSV-së me misionin për të siguruar një biletë në çerekfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat