Ancelotti me një kritikë të pazakontë

Futboll

Ancelotti me një kritikë të pazakontë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 15:04
Ancelotti

Trajneri Carlo Ancelotti ka kritikuar lojtarët e Real Madridit për ankesa të tepërta ndaj arbitrit. Ai u ka kërkuar atyre që të ruajnë qetësinë dhe të mos ndëshkohen për protesta.

Duke folur për mediat pas fitores 1-0 ndaj Mallorca-s, Ancelotti pohoi se lojtarët e tij nuk kishin të drejtë që të vazhdonin të ankoheshin me arbitrin.

Ai beson se arbitri është cilësor dhe i ri, ndaj duhet respektuar.

“Ai është i ri, ky gjyqtar ka cilësi, ka pasur detaje të vogla, kartonë, kemi protestuar shumë, shumë për mendimin tim, kjo nuk është mirë.

“Duhet të kuptojmë se nuk mund të marrim kartonë të verdhë për  protesta, nuk më pëlqen. Ai mund të kishte marrë disa vendime më të drejta, por është një arbitër i ri dhe ka cilësi”.

Lojtarët e Mallorca-s u ndëshkuan me vetëm tre kartonë gjatë ndeshjes, pavarësisht kryerjes së 15 faulleve. Dy lojtarë të Real Madridit – Rodrygo dhe Andriy Lunin – u ndëshkuan për protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat