Tirana konfirmon Julian Ahmatajn në stol

Futboll

Tirana konfirmon Julian Ahmatajn në stol

Më: 5 janar 2024 Në ora: 14:40
Julian Ahmataj

Tirana konfirmon Julian Ahmatajn në stol!

Tirana ka nisur ditën e djeshme mini-fazën përgatitore me ekipin që është grumbulluar në kompleksin stërvitor ‘Skënder Halili’ dhe do të nisë seancat deri në rinisjen e kampionatit. Bardheblutë hapin gjysmën e dytë dhe fazën e 3-të të sezonit në derbi me Dinamon, më 12 janar në ‘Niko Dovana’ në orën 17:00.

Me merkaton në sfond, skuadra mund të pësojë ndryshime dhe për të patur një atmosferë sa më të qetë duhen konsoliduar pozitat brenda grupit dhe presidenti Refik Halili ka menduar ta nisë nga stoli.

Julian Ahmataj konfirmohet në pankinë dhe do të vazhdojë detyrën si trajner i ekipit A deri në përfundim të sezonit. Kreu i bardhebluve kërkon të marrë kohë për të gjetur teknikun e ri dhe për të mos trazuar më tej ujërat në skuadër, ka vendosur për elbasanasin deri në qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat