Drejtuesi i Veronës shpërthen në akuza pas humbjes me Interin: Vendosi dikush më lart se VAR-i

Futboll

Drejtuesi i Veronës shpërthen në akuza pas humbjes me Interin: Vendosi dikush më lart se VAR-i

Më: 6 janar 2024 Në ora: 19:40
Pamje nga ndeshja

Drejtuesit e klubit të Veronës kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre pas humbjes 2-1 të skuadrës në ”San Siro” përballë Interit.

Në konferencën për shtyp pas sfidës, nuk ishte trajneri Marko Baroni, por drejtori sportiv Shon Soljano, i cili ka shprehur hapur atë që mendonte për mënyrën se si zikaltrit fituan me golin e Fratezit në shtesë, pas një faulli të Bastonit ndaj Duda.

“Më vjen keq që nuk flas për futbollin, por jam i zhgënjyer nga episodi i 2-1 të Interit. Unë nuk jam moralist, Verona vjen çdo vit dhe humbet në “San Siro”, Interi është një ekip i madh dhe i uroj të fitojnë kampionatin.

Por sot kishte një mungesë të madhe respekti ndaj nesh: të gjithë gabojmë, gjyqtarët, lojtarët, trajnerët, gazetarët, drejtuesit.

Është absurde kjo që ndodhi sot, sepse nëse flasim për VAR. është e paimagjinueshme të mos anulosh një gol për bërryl ndaj një lojtari tonë.

Ndoshta nuk ju intereson dhe unë nuk dua të bëhem qaraman, por kjo është një mungesë e bujshme respekti për një qytet, për tifozët. Për ne që bëjmë maksimumin çdo ditë. jam shume i zhgënjyer, më vjen keq për tonin por nuk e kuptoj për çfarë po flasim. Nuk kam bërë kurrë interviste për të folur për VAR-in, sepse kam besim, por sot ndodhi diçka e turpshme.

Ajo që u tha në fushë është e kotë, pikërisht për një arsye: i është dhënë rëndësi VAR-it, por është e kotë që unë të shkoj dhe të pyes arbitrin nëse VAR-i nuk e ka thirrur. Goli është qartësisht i parregullt. Nuk dua të jem antipatik ose polemizues: e kuptoj që në këtë moment këtu është më mirë të flasim për Interin që po fiton titullin dhe jo për Veronën e varfër që ka pësuar nëj padrejtësi.

Por nëse nuk flasim për këto gjëra, pretendojmë se çdo gjë shkon kështu.

Nëse kjo është në rregull për ju, unë ju respektoj. Unë me te vërtetë jam i zhgënjyer nga ky sistem, nga dy profesioniste qe i respektoj por është e pamundur që ata të mos kishin qartësinë dhe qartësinë e thirrjes së arbitrit. Me shumë mundësi, dikush më lart se VAR-i vendosi që duhej të shkonte kështu”, ishte akuza e tij .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat