Oferta e ‘çmendur’ nga Arabia Saudite për lojtarë edhe të Kategorisë së Tretë

Futboll

Oferta e ‘çmendur’ nga Arabia Saudite për lojtarë edhe të Kategorisë së Tretë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Hyrja e Arabisë Saudite në botën e futbollit, e shoqëruar me një shumë të mirë parash, synon të tërheqë edhe talentet në kategoritë e ulëta të vendit.

Përtej tërheqjes së futbollistëve të nivelit të lartë në Ligën Pro Saudite, si Cristiano Ronaldo, Sadio Mané apo Neymar, ndër shumë të tjerë, ata donin të promovonin edhe kategoritë më pak prestigjioze në vend.

Synimi i shtetit saudit është të rimodelojë të gjithë strukturën e tij të futbollit dhe kjo përfshin kategoritë më të ulëta. Objektivi është krijimi i një baze futbollistësh europianë, me aftësi stërvitore dhe teknike e taktike më të larta se ata që stërviten në vendin ekzotik.

Për ta arritur këtë, ata shfrytëzuan portalin e internetit ‘FutbolJobs’ për të nisur një propozim të shijshëm për lojtarët që kërkojnë të zbresin në Kategorinë e Tretë Saudite, qershorin e kaluar.

Nuk kaloi shumë kohë dhe njoftimi u bë “viral” për shkak të kushteve të shkëlqyera që ofronin, duke treguar sërish se nxitja kryesore që mund të ofrojë Arabia Saudite janë paratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat