Shqipëria në Algjeri dhe Kroacia në Emirate

Futboll

Shqipëria në Algjeri dhe Kroacia në Emirate

Më: 9 janar 2024 Në ora: 20:10
Shqipëria

Pak më shumë se pesë muaj na ndajnë nga Kampionati Europian që do të zhvillohet në Gjermani. “Grupi i ferrit” quhet Grupi B, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kroacia, Spanja dhe Italia, garë e cila hapet më 15 qershor.

Kombëtarja shqiptare do të fillojë përgatitjet e këtij viti në muajin mars, aty ku do të zhvillojë dy miqësore në një turne të zhvilluar në Algjeri, me kombëtaret e Algjerisë, Bolivisë dhe Afrikës së Jugut, nga 18 deri më 26 mars.

Edhe pse ende asnjë konfirmim nga FSHF-ja, presidenti i federatës algjeriane e ka konfirmuar këtë turne të organizuar nga FIFA. Padyshim që me pjesëmarrjen në këtë turne, FSHF-ja do të përfitojë të ardhura nga marketingu dhe sponsorët, dhe të njëjtën gjë ka zgjedhur edhe rivali i grupit, Kroacia. Federata Kroate e Futbollit njoftoi se Kroacia do të marrë pjesë në Kupën “Winsunited” në Emiratet e Bashkuara Arabe në mars ku bëjnë pjesë edhe Egjipti, Tunizia dhe Zelanda e Re.

Ndeshja e parë e mini-turneut do të luhet më 22 mars, humbësi do të luajë për vendin e tretë më 25 mars, ndërsa finalja është caktuar një ditë më vonë.

Ndërkohë Kroacia ka caktuar edhe një miqësore në muajin qershor, pak ditë para Europianit ku do të luajë me Maqedoninë e Veriut në Rijeka, ndërsa pak ditë më vonë do të luajë një miqësore kundër kombëtares së Portugalisë.

Kjo përplasje ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pritet të ndodhë.

Ndërkohë Spanja do të përballet me Brazilin në mars, ndërsa para Europianit do të udhëtojë drejt SHBA-së për të luajtur dy miqësore. Sa i përket Shqipërisë, për muajin qershor ende nuk ka vendosur se më kë rivale do të përballet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat