Një kampion bote i vetofrohet Napolit

Futboll

Një kampion bote i vetofrohet Napolit

Më: 10 janar 2024 Në ora: 11:52
Italia

Fabio Cannavaro është gati që të marrë drejtimin e Napolit për ta nxjerrë nga kriza ku është futur.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 2006, është shprehur i gatshëm për t’u ulur në pankinën e kampionëve në fuqi të Italisë.

Por në anën tjetër tregon se kjo është vetëm një dëshirë e tij, teksa nuk ka patur asnjë bisedë me presidentin De Laurentiis.

Në një kohë kur edhe trajneri Mazzarri duket drejt largimit, pasi nuk po i gjen dot ritmin skuadrës, ish-lojtari i Juventusit dhe Interit e ndjen veten gati të nisë një eksperiencë të madhe pas aventurës që pati me Beneventon.

“A jam unë shpëtimtari? Ka ardhur koha! Më duket e përshtatshme, unë jam gati. Nuk kam patur komunikim me presidentin dhe ai vendos në fund.

Te Napoli situata është shumë e vështirë: pas Spallettit, një trajner jashtëzakonisht i përpiktë, Mazzarri nuk po arrin ta bëjë skuadrën të funksionojë.

Ndikuan edhe largimet e verës e kjo duhet përmendur. 22 pikë më pak se një vit më parë janë shumë dhe me të drejtë tifozët janë tërbuar” përfundoi kapiteni i Italisë së 2006-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat