​Agjenti i yllit të Atalantas konfirmon interesimin nga Juventusi

Futboll

​Agjenti i yllit të Atalantas konfirmon interesimin nga Juventusi

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka ndjekur prej shumë vitesh Teun Koopmeiners, konfirmon agjenti i tij, por se nuk ka pasur kontakt kohët e fundit për yllin e Atalantas.

Mesfushori shënoi dy gola në fitoren e mbrëmshme në Kupën e Italisë kundër Milanit, duke shtuar disa miliona të tjera në çmimin që tashmë besohet të jetë rreth 60 milionë euro.

Kjo ka tërhequr interes nga Premier Liga, ndërsa në Serie A besohet se është në radarin e Napolit dhe të Juventusit.

“Po, e di që ai është shumë i admiruar nga Juventusi. Unë kam folur tashmë me Giuntolin kur Teun ishte ende duke luajtur për AZ Alkmaar,” tha agjenti, Bart Baving për “Calciomercato.it”.

“Megjithatë, kohët e fundit nuk ka pasur kontakte. Dy klubet duhet të bisedojnë me njëri-tjetrin fillimisht”, shtoi më tej Baving.

Giuntoli ishte drejtor i sportit në Napoli për disa vite përpara se të kalonte në të njëjtin rol në Juventus gjatë verës së vitit të kaluar. Atalanta nuk duket se do ta lejojë Koopmeiners të largohet dhe tashmë e ka bërë të qartë se duhet të marrin një ofertë të madhe për të shitur atë.

“Jam i sigurt se ai mund të jetë i suksesshëm kudo që të shkojë, sepse cilësia dhe mentaliteti i tij ofron shumë për çdo ekip”, Baving.

“Për momentin, atij i pëlqen shumë të luajë dhe të jetojë në Itali, por ne kurrë nuk e dimë se çfarë mund të sjellë e ardhmja. E vetmja gjë që di është se e ardhmja e Teun do të jetë e ndritur”, tha agjenti i Koopmeiners.

Reprezentuesi holandez mbush 26 vjeç muajin e ardhshëm dhe po kalon një sezon shumë mbresëlënës, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë katër asistime në 25 paraqitje në Serie A, Ligën e Evropës dhe Kupën e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat