Tetova: Jemi në bisedime

Futboll

Tetova: Jemi në bisedime

Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:31
Tetova

Egnatia mposhti Skënderbeun me rezultatin 1-0 duke e nisur vitin 2024 me fitore.

Pas ndeshje ka reaguar trajneri Edlir Tetova.

“Ndeshje e vështirë, e kishim përgatitur më së mirë me kontigjentin që kishim, për shkak të largimeve, dëmtimeve dhe kartoneve të kuq.

Sot dhe gjatë këtij 10 ditëshi iu kam kërkuar futbollistëve se duhet të fitojmë edhe kur jemi keq duke mos luajtur futboll, por vetëm ti kënaqeshim 3 pikëshit. Iu përgjigjëm Skëndërbeut sot se kishim boshllëk mes linjave, mungesa e Malotës ishte e rëndësishme sot.

Mendoj që do kemi luhatje 3-4 javë pasi lojtarët e rinj duhet të përshtaten, të njihen me qytetin dhe ekipin. Armiku kryesor që kam unë është koha.

Normalisht fusha nuk është në gjendjen më të mirë por i kemi bërë të gjitha proceset,duhet të përshtatemi dhe mos bëjmë alibi. Nuk ka ndryshuar gjë në klub, nuk është se kam qenë plotësisht dakort me lëvizjet, por unë kam detyrë të stërvis lojtarët, jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të rinj.

Nuk është e thënë që unë duhet të lë pikë, ne jemi komodë por sdo shkojmë të luajmë për të humbur pikë. Faza difensive nuk më shqetëson, një ose dy ndeshje s’ngjajnë me njëra-tjetrën, edhe sot kishim mungesa janë situta që ndodhin në lojë, por me punë besoj do tja arrijmë ta kthejmë lojën siç dëshirojmë.

Kemi një winger që jemi në bisedemi, mund të ketë edhe largime pasi ka oferta në drejtim të futbollistëve të Egnatias”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat