Heung-min Son e mposht Ronaldon për çmimin prestigjioz

Futboll

Heung-min Son e mposht Ronaldon për çmimin prestigjioz

Më: 17 janar 2024 Në ora: 10:16
Cristiano Ronaldo dhe Heung-min Son

Heung-min Son, sulmues i Tottenhamit në Premier League, u zgjodh për herë të shtatë radhazi (nëntë herë në total) si lojtari më i mirë aziatik (ose që luan në Azi) i vitit (2023).

Cristiano Ronaldo, i cili u transferua në Al Nassr pikërisht një vit më parë, u ngjit në podium, por me vendin e tertë.

Ndërsa i dyti me më shumë vota u shpall qendërmbrojtësi i Bayernit të Mynihut, Minjae Kim.

Sulmuesi i Tottenhamit, i cili shënoi 27 gola në vitin e kaluar kalendarik, kishte 22,9% të votave, ku bashkëkombësi i tij mori 19,54%, ndërsa kapiteni i skuadrës portugeze, i cili shënoi 54 gola, 17,06% të votaveKy çmim ekziston që nga viti 2013, pra ky është edicioni i 11-të. Koreani nuk ka fituar vetëm në vitin 2013 (triumfoi Keisuke Honda) dhe në 2016 (çmimi shkoi për Shinji Okazaki).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat