75 milionë euro

Futboll

75 milionë euro

Më: 21 janar 2024 Në ora: 18:14
Xavi

Bayern Munich është i gatshëm t’i ofrojë Barcelonas 75 milionë euro për të marrë Ronald Araujo këtë muaj, sipas Sport Bild.

Megjithatë, raporti shtoi gjithashtu se katalanasit nuk kanë dëshirë ta lënë atë të largohet në janar.

Uruguaiani është shfaqur si një element jetik në ekipin e Xavi në Camp Nou, madje duke operuar në krahun e djathtë kur është e domosdoshme.

Araujo ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri më tani këtë sezon, me 17 ndeshje si titullar.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubit nga Allianz Arena, me bavarezët që identifikojnë uruguaianin si objektivin e tyre kryesor të merkatos në mbrojtje.

Ata janë gati të shpenzojnë një shumë të madhe për lojtarin, por kampionët e La Ligës e kanë refuzuar propozimin e homologëve të tyre të Bundesligas.

Manchester United është gjithashtu e interesuar për 24-vjeçarin dhe mbetet në garë për të siguruar shërbimet e tij.

Sidoqoftë, Barcelona tashmë po planifikon ta blindojë Araujo me një marrëveshje të re së shpejti për t’i dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat