IFFHS publikon renditjen botërore për vitin 2023

Futboll

IFFHS publikon renditjen botërore për vitin 2023

Më: 24 janar 2024 Në ora: 10:46
Renditja

IFFHS publikon renditjen botërore për vitin 2023, ja ku pozicionohet Kategoria Superiore!

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS ka publikuar renditjen me kampionatet më të forta të vitit 2023 ku përfshihen të gjitha ligat e Botës.

Kampionati Shqiptar i futbollit “Abissnet Superiore” renditet i 41-ti në klasifikimin e IFFHS për vitin 2023.

Në renditje kampionati “Abissnet Superiore” ka përmirësuar 25 pozicione krahasuar me vitin 2022, teksa pozicioni aktual është më i miri në histori sipas IFFHS.

“Abissnet Superiore” ka 410,5 pikë në këtë klasifikim ku përfshihen të gjitha kampionatet në të gjithë botën, duke lënë pas në renditje kampionatin slloven, sllovak, hungarez, suedez, rus apo amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat