Julian Ahmatajt, ndaj Skënderbeut “tradhtohet” nga dy titullarë

Futboll

Julian Ahmatajt, ndaj Skënderbeut “tradhtohet” nga dy titullarë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 12:20
Tirana

Tirana ia doli të fitoren 3-0 ndaj Korabit në Kupën e Shqipërisë dhe të siguronte kualifikimin në çerekfinale. Tashmë pas këtij suksesi, te bardheblutë e kanë kthyer fokusin te dueli i radhës në kampionat.

Kryeqytetasit do të presin në shtëpi skuadrën e Skënderbeut, sfidë që do të luhet të dielën në orën 17:00. Një sfidë ku bardheblutë e Julian Ahmatajt do të luajnë vetëm për fitoren, pasi në të kundërt do të rrezikojnë edhe “Final – Four”.

Për timonierin e bardhebluve nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj korçarëve do të duhet të bëjë pa dy titullarë. Në fakt kartonët i prishin “planet” Ahmatajt, i cili nuk do të mund të llogarisë shërbimet e Albi Dokës dhe Fjoart Jonuzit.

I pari u ndëshkua me karton të kuq ndaj Teutës dhe do të jetë i pezulluar.

Ndërkohë i pezulluar është edhe mesfushori, i cili ndaj durrsakëve mori një karton të verdhë, teksa ka plotësuar kështu numrin 4 të tyre.

Kujtojmë se ish-lojtari i Vllaznisë vuan nga një shqetësim në shpatull dhe rrezikon edhe duelin e javës së 22-të të Superiores ndaj Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat