Ultimatum

Futboll

Ultimatum

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:43
Chelsea

Klubi i Premier Ligës e do me çdo kusht, Chelsea i vendos ultimatum rivalëve për Brojën

Armando Broja duket se është shumë larg Chelsea këtë sezon, me sulmuesin shqiptar që pritet të largohet në janar nga “Blutë”.

Në garë për të janë shumë klube, por duket se tashmë në krye është vendosur Ullvërhemptoni, i cili është në kërkim të një sulmuesi prej disa kohësh.

Siç bënë me dije gazetari pranë klubit të “ujqërve”, Din Xhons, Broja është alternative numër 1 për sulmin e Ullvërhemptonit në pjesën e mbetur të sezonit. Gjithsesi, për të arritur te shqiptari 22-vjeçar, klubi anglez duhet të pranojë ultimatumin e CHelseas.

“Interesi i Ullvërhempton për Brojën është aty. Ata do të marrin një sulmues dhe duan që të jetë Broja. Çelsi pranon se mund të ndodhë, por me një obligim. Ky obligim është 35 milionë paund në verë, të cilat Ullvërhempton është gati t’i shpenzojë. Kjo do të thotë se Çelsi nuk ka më besim te Broja, sepse nëse do të ishte e kundërta, atëherë obligimi do të ishte vetëm e drejtë blerjeje”, u shpreh Din Xhons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat