Hansi Flick, kandidat për të zëvendësuar Xavin te Barcelona

Futboll

Hansi Flick, kandidat për të zëvendësuar Xavin te Barcelona

Më: 28 janar 2024 Në ora: 18:57
Hansi Flick

Hansi Flick raportohet të jetë kandidati kryesor për të zëvendësuar Xavin te Barcelona.

Trajneri spanjoll njoftoi të shtunën se do të largohet nga Barça pas përfundimit të sezonit.

Tani kanë nisur të përmenden emrat e pasardhësve eventual të Xavit në “Camp Nou”.

Sipas gazetarit gjerman, Christian Falk, Hansi Flick është kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Presidenti i “Blaugranëve”, Joan Laporta, kishte tentuar në vitin 2021 për të bindur gjermanin, por që pas refuzimit të tij, ishte emëruar trajner Xavi.

58-vjeçari është trajner i lirë që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Hansi Flick më herët ka drejtuar Bayern Munichin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat