Ylli belg lë Borusia Dortmund për t’u transferuar te Trabzospori në Turqi

Futboll

Ylli belg lë Borusia Dortmund për t’u transferuar te Trabzospori në Turqi

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 14:54
Tomas Meunier

Mbrojtësi i njohur belg Tomas Meunier do të vazhdojë karrierën e tij në Turqi.

Përpjekjet e ekipit turk të Trabzonspor për mbrojtësin e djathtë të Borusia Dortmund kanë prodhuar efektet e dëshiruara, me lojtarin që së shpejti do të largohet nga Gjermania për t’u transferuar në Trabzon.

Këtë e bën të ditur “Sky Deutschland”, duke sqaruar se lojtari 32-vjeçar ka arritur një marrëveshje me klubin turk. Tani Meunier pret që edhe dy klubet të rregullojnë detajet përfundimtare burokratike për t’i dhënë dritën jeshile transferimit.

Ish-lojtari i kombëtares së Belgjikës, këtë sezon ai luajti nëntë ndeshje me fanellën verdhezi, duke u rikthyer si titullar i rregullt pas dëmtimit muskulor që e bëri të humbasë të gjithë pjesën e parë të sezonit. Ky transferim do t’i kursejë Borussia rreth 3.5 milionë euro të pagës së mbrojtësit.

Meunier largohet nga Dortmund pas tre vitesh e gjysmë në të cilat ai luajti 83 ndeshje (3 gola dhe 8 asist), duke fituar një Kupë të Gjermanisë (2020-2021). Në Turqi tregu i transferimeve dimërore është ende i hapur deri më 9 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat