Ja si pritet të rreshtohen Roma dhe Interi

Futboll

Ja si pritet të rreshtohen Roma dhe Interi

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Ndeshja kundër Romës do të jetë e shtata (duke llogaritur dhe ato dy të Superkupës) në një muaj për skuadrën e Interit.

Trajneri Simone Inzagi nuk i zë besë skuadrës së Daniele De Rosit që duket e rilindur dhe në formë.

Ka arritur të fitojë 3 ndeshje radhazi dhe duhet kujdes. Nisur nga ky fakt, numri një i zikaltërve nuk ka ndërmend që të bëjë eksperimente dhe do të konfirmojnë 11-shen titullare me të cilën fitoi ndaj Juventusit.

Ai e di që këta të fundit kanë ndeshje të lehtë në letër ndaj Udinezes dhe ka vendosur që të mos bëjë rotacion.

Praktikisht gjysma e skuadrës që do të zbresë në fushën e lojës në “Olimpiko” është ajo që ka luajtur më së shumti në vitin kalendarik 2024: Zomer, Pavar, Mkitarian, Lautaro dhe Turam. Ata e kanë nisur gjithmonë si titullarë ndaj Veronës, Monzës, Lacios, Napolit, Fiorentinës dhe Juventusit.

Kështu do të jetë edhe sot. Nuk është se lojtarët e tjerë si Bastoni, Darmian, Barela dhe Calhanoglu kanë pushuar shumë.

Edhe ata kanë qenë prezentë në 5 ndeshje. Dy mesfushorët kanë munguar për shkak të kartonëve në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Ndërkohë që dy mbrojtësit Açerbi dhe Dimarko kanë luajtur 4 ndeshje nga 6 për shkak të problemeve fizike.

ME SYMBULLUR- Numrat e këtij sezoni tregojnë se objektivi i madh i Interit për sezonin 2023-2024 është fitorja e titullit kampion dhe ky është një moment vendimtar i sezonit.

Skuadra e Inzagit do të duhet të luajë edhe një ndeshje në Champions kundër Atletikos së Madridit dhe për më tepër të rikuperojë sfidën e prapambetur ndaj Atalantës, e cila u shty për shkak të Superkupës së Italisë. Juventusi, që është rivali më i madh, ka në letër një kalendar më të lehtë dhe mund të përfitojë.

Për këtë arsye, trajneri do të zbresë në fushën e lojës lojtarët që japin më shumë garanci dhe që i kanë mësuar përmendësh mekanizmat e lojës. Mund të luajnë me sy mbyllur me njëri-tjetrin.

Më të sakrifikuarit janë 2 lojtarët e sulmit, duke parë që Sançez dhe Arnautoviç nuk kanë dhënë atë që pritej. Mkitarian për faktin që ka një moshë të caktuar dhe dy lojtarët anësorë, të cilëve iu kërkohet gjithmonë prezencë në fushë në të dyja fazat e lojës.

Një tjetër sforco për të pushuar pas 6 ditësh, ku do të jetë dueli kundër Salernitanës.

Edhe ajo nuk është e lehtë, por trajneri e ka detyrim. Ditën e djeshme Inzagi nuk foli për mediat dhe nuk do të jetë në pankinë për shkak të skualifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat