Marku: Mbrojtësi më i mirë pas meje është Hadroj

Futboll

Marku: Mbrojtësi më i mirë pas meje është Hadroj

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:45
Albion Marku

Futbollisti i Dinamos, Albion Marku, foli për MCN TV pas fitores ndaj Partizanit. Ish-i i ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren dhe formën e ekipit të tij.

“Te Dinamo nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, jemi bashkuar. Me Tiranën ishte fat për ata që na kthyen ndeshjen, ndryshie do kishim 5 fitore rradhazi.

Mbrojtësi më i fortë? Duke më hequr mua, është Hadroj.

Do të kishim një 3 pikësh tjetër që do të na ndihmonte shumë.

Gabime kemi bërë, jo gafa. Do mundohemi të bëjmë sa më mirë në pjesën e mbetur.

Stadiumi? Kam qenë me Teutën, shpresoj të bëjmë akoma më mirë me Dinamon në këtë stadium.

Më këtë kampionat ekipet janë afër, 2 fitore të çojnë lart, 2 humbje poshtë. Ne e kemi grupin dhe asgjë nuk është e pamundur për ne”, tha Marku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat