​Super lajm për Liverpoolin

Futboll

​Super lajm për Liverpoolin

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:19
​Super lajm për Liverpoolin

Së fundmi, gjiganti anglez, Liverpool u godit nga lëndimet, në repartin e mesfushës dhe në atë të sulmit.

Thiago dhe Dominik Szobszlai munguan së fundmi në mesfushë, në fazën e mbrojtjes Conor Bradley dhe Joe Gomez, si dhe portieri Alisson Becker.

Por, mungesa më e madhe për “Të Kuqtë” e Jurgen Klopp ishte ylli egjiptian, Mohamed Salah.

Tani, Liverpooli ka bërë të ditur se Salah, Alisson, Joe Gomez dhe Conor Bradley janë rikthyer me ekipin.

Lajm fantastik ky për Liverpoolin, që po garon kokë më kokë me Manchester Cityn dhe Arsenalin për titullin e Premier Ligës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat