Ylli i Dortmund tregon “tmerrin” e gripit

Futboll

Ylli i Dortmund tregon “tmerrin” e gripit

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 11:33
Julian Brandt

Ylli i Borussia Dortmund, Julian Brandt po lufton për t’u rikthyer në formë pasi vuante nga gripi i rëndë.

Mesfushori ka munguar në ndeshjet kundër Bochum dhe me Heidenheim, ku edhe në sfidën ndaj Freiburg nuk mund të luante të gjithë ndeshjen.

Në margjinat e “Baller League”, Brandt theksoi se kishte humbur gjashtë kilogramë në këto dy javë.

“Kam pasur temperaturë për tetë ditë. Kjo merr pak kohë.

Pastaj bëhesh i paduruar, shikon muret, nuk ha dot asgjë. Isha si i vdekur. Unë kam qenë me të vërtetë i këputur për dy javë. Ndihesha sikur më kishte zënë murtaja”, u shpreh ai.

Pasi u rikthye në skuadër të premten, Brandt ishte në gjendje të stërvitej plotësisht me ekipin përsëri të martën dhe po punon për t’u rikthyer në formën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat