Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi – Shqipëri

Futboll

Dalin në shitje biletat e miqësores Suedi – Shqipëri

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët e Kombëtares se kanë dalë sot në shitje biletat e ndeshjes miqësore Suedi – Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi.

Tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion 1500 bileta në sektorët 118 dhe 119.

Çmimi i biletës për këtë ndeshje miqësore do të jetë 100 krona suedeze.

FSHF bën me dije se biletat e vlefshme për këtë ndeshje do të shiten online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat