​Interesimi nga Arsenali e Chelsea, kapiteni i Nigerisë: E di se ku do të shkojë Osimhen

Futboll

​Interesimi nga Arsenali e Chelsea, kapiteni i Nigerisë: E di se ku do të shkojë Osimhen

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 18:21
William Troost-Ekong

Kapiteni i Nigerisë, William Troost-Ekong e ka pranuar se ai e di se ky do të luajë synimi i Chelseat dhe Arsenalit, Victor Osimhen sezonin e ardhshëm.

Ylli i Napolit pritet që të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, me kontratën e tij të re që ka një klauzolë prej 120-130 milionë eurosh.

Osimhen veçse ka zbuluar se ai ka vendosur për hapin e tij të radhës në karrierë.

Projekti i Napolit nuk po shkon siç duhet në gjashtë muajt e fundit, por Osimhen po vazhdon të shkëlqejë, duke shënuar 10 gola dhe duke regjistruar tri asistime përgjatë 20 paraqitjeve këtë sezon.

Duke folur për “TMW”, Troost-Ekong u pyet nëse ai e di se ku do të luajë Osimhen vitin e ardhshëm.

“Unë me të vërtetë nuk mund të ju them juve asgjë, por unë e di”, tha kapiteni i Nigerisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat