Leao: Rinovimi është një pakt dashurie

Futboll

Leao: Rinovimi është një pakt dashurie

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Leao

Ditën e mërkurë, në dyqanin “Mondadori” në Dumo të Milanos, Rafael Leao do të prezantojë biografinë e tij me titull “Buzëqeshje, jeta ime mes futbollit, muzikës dhe modës”, në të cilën ka shumë faqe kushtuar Milanit dhe në të cilën në veçanti sulmuesi portugez flet për negociatat për rinovimin e kontratës së tij që do ta lidhi me kuqezinjtë deri në vitin 2028.

“U desh pak kohë, por me nënshkrimin e mendimeve të mia ishin të qarta, nuk është një pakt ekonomik, por një pakt dashurie. Çdokush do të donte të luante për Milanin.

Doja të qëndroja për të përfunduar një periudhë rritjeje që kisha nisur dhe për të treguar se sa shumë mund të jepja ende si futbollist dhe si njeri. Fitoja e Scudettos më kishte treguar se sa bukur ishte për të fituar si kolektiv.

Rinovimi im nuk ka qenë kurrë një shtysë dhe tërheqje për arsye parash, siç kanë thënë shumë dhe unë as nuk kisha asnjë dyshim për drejtimin teknik që po merrte skuadra”, tregon ndër të tjera Leao në librin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat