Infrastruktura e futbollit bën bashkë Çekun e Ademin

Futboll

Infrastruktura e futbollit bën bashkë Çekun e Ademin

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Zhvillimi i infrastrukturës së futbollit në Kosovë ka qenë tema kryesore e takimit të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekut dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 

Sipas njoftimit nga MKRS, plani pesë vjeçar i cili ka bërë bashkë dy institucionet parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli
"Në praninë e ministrit Hajrulla Çeku dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademi, sot u mbajt takimi i grupit koordinues për planin pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.

Në takim u diskutua për zhvillimet e deritanishme dhe planet e punët intensive që priten në vazhdim për të konsoliduar infrastrukturën e futbollit në vend.  
Grupi koordinues përbëhet nga Florim Kryeziu, kryesues (MKRS) si dhe anëtarët: Drilon Kabashi (MKRS), Muhamet Koca (FFK), Florim Grajçevci (FFK), Gent Gërdovci (FFK), si dhe dy përfaqësues me rotacion nga kolegjiumi për Kulturë, Rini dhe Sport i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Ky grup që përbën kapacitetet profesionale të fushës së infrastrukturës sportive do të bëjë analiza dhe vlerësime, po ashtu të jetë edhe vendimmarrës, strategjik dhe orientues, si për ministrinë ashtu edhe për federatën dhe të tjerët sa i përket projekteve të parapara në kuadër të planit", ka shkruar MKRS. 
"Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli".
Për të njëjtin takim ka shkruar edhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi. 

"Sot, në takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Grupin Koordinues, afirmuam përkushtimin tonë për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë. 

I dhamë mbështetjen e plotë planit 5-vjeçar dhe ofruam bashkëpunim me autoritetet e nivelit qendror dhe lokal për një infrastrukturë më të zhvilluar të futbollit", ka shkruar Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat