Lamtumirë pas Europianit

Futboll

Lamtumirë pas Europianit

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Kanë mbetur edhe pak muaj para Kampionatit Europian të shumëpritur në Gjermani 2024.

Në qendër të vëmendjes është padyshim Gjermania, vendi organizator dhe e detyruar të marrë revansh pas pjesëmarrjes të fundit zhgënjyese në Kupën e Botës në Katar 2022.

Një kompeticion që do të mund të thotë shumë për të ardhmen e Julian Nagelsmann, i cili u bë trajner i skuadrës gjermane shtatorin e kaluar me një kontratë që do ta lidhë atë me kombëtaren deri më 31 korrik 2024. E ardhmja e trajnerit të talentuar, pra, do të varet mbi të gjitha nga ecuria e ekipit të tij në kampionatin europian.

Në fakt, nuk përjashtohet që pas aventurës së tij në krye të kombëtares, Nagelsmann të vendosë të rikthehet në drejtimin e një klubi. Në lidhje me këtë, një propozim përrallor mund të mbërrijë ndaj tij nga Premier League.

Siç raporton Sport Bild, Newcastle së fundmi ka shfaqur interes për ish-trajnerin e Bayern Munich. Ndërsa pret një zgjedhje për të ardhmen e tij, një shtysë sipas gazetës gjermane mund të jepet nga agjencia e tij, njësoj si Fabian Schar, një mbrojtës i fortë për gjashtë sezone në fanellën e klubit anglez.

Prandaj, Julian Nagelsmann është i destinuar të bëhet një nga emrat më të nxehtë në merkaton e trajnerëve verën e ardhshme.

Përtej interesimit të Newcastle për trajnerin gjerman, pritet që për të të zhvillohet një garë e nxehtë. Duke filluar nga klube si Barcelona, ​​Liverpool dhe Bayern Munich të cilët tashmë duhet të gjejnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Stola që mund të jenë të përshtatshme për vetë Nagelsmann, gjithmonë në rast se arrihet një divorc përfundimtar me kombëtaren gjermane më pak se një vit pas angazhimit të tij zyrtar në stol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat