​Frikë te stafi i Romës, vazhdon ulja e pagave

Futboll

​Frikë te stafi i Romës, vazhdon ulja e pagave

Më: 1 mars 2024 Në ora: 19:09
​Frikë te stafi i Romës, vazhdon ulja e pagave

Shefja ekzekutive e Romës, Lina Souloukou ka përhapur frikë te stafi i klubit për punën e tyre, pasi që i ka dërguar email të gjithëve duke iu kërkuar të jenë të vëmendshëm për përgjegjësitë e tyre, si dhe ka kërkuar nga ta edhe CV.

“La Repubblica” ka bërë të ditur se te Roma po dëshirojnë me çdo kusht të ulin shpenzimet, për të përmirësuar financat e klubit, dhe shefja ekzekutive, Souloukou ka qenë e ashpër gjatë javëve të fundit.

Shkarkimet kanë filluar të ndodhin te Roma, ku më i fundit është shefi i komunikimeve, Luca Pietrafesa dhe stafi i klubit ka filluar të bëhet gjithnjë e më i shqetësuar për të ardhmen e tyre në kryeqytetin italian.

Souloukou i dërgoi një email të gjithë stafit të Romës të hënën, të titulluar "Rolet dhe Përgjegjësitë", duke pyetur për punën e tyre në klub me një pyetësor dhe duke kërkuar CV-të e tyre. Disa nga stafi kanë frikë se një përgjigje e dobët mund t'i japë fund kohës së tyre te “Giallorossi”.

Spekulimet sugjerojnë se puna është duke u kryer përpara një shitje të mundshme të klubit, por Souloukou i sfidoi këto pretendime kur foli dje, duke thënë:

"Thashethemet e pabaza, Friedkins duan të qëndrojnë për ta bërë klubin të rritet më shumë". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat