Martini ka luksin e zgjedhjeve në derbi

Futboll

Martini ka luksin e zgjedhjeve në derbi

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:20
Teuta

Teuta dhe Erzeni do të përplasin “brirët” mes tyre në kuadër të javës së 26-të të Superiores. Një “finale” për mbijetesën është takimi mes tyre, me  dy ekipet që kanë “jetike” 3 pikët në “Niko Dovana”.

Durrsakët prej ditësh ka zhvilluar përgatitjet për këtë duel, me Edi Martinin që ka bërë gati edhe “kurthin” për të mposhtur shijakasit. Në Durrës “festojnë” pasi do të ketë 3 rikthime të rëndësishme para derbit, që do të luhet ditën e sotme në orën 17:00.

Blerim Kotobelli, Asion Daja dhe Harallam Qaqi rikthehen nga dëmtimet dhe do të jenë të gatshëm për trajnerin shkodran. Martinit në këtë mënyrë i plotësohet grupi i lojtarëve dhe ndaj Erzenit do të ketë “luksin” e zgjedhjeve të më të mirëve.

Ndërsa kujtojmë se Ergis Arifi ende nuk është rikuperuar në 100% e tij dhe do të vazhdojë të mungojë edhe në këtë takim. Stafi i “djemve të detit” do të “kryqëzojë gishtat” që Arifi të jetë i gatshëm për duelin e javës së 27-të që do ta luajnë ndaj Dinamos në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat