Shkëndija kundër Vardarit, çfarë thotë Dita?

Futboll

Shkëndija kundër Vardarit, çfarë thotë Dita?

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:20
Mesfushori Bruno Dita

Shkëndija e Tetovës janë gati për duelin me Vardarin të dielën në kuadër të xhiros së 21 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Mesfushori Bruno Dita kthehet në ekip pasi humbi dy ndeshjet e para pranverore shkaku i pezullimit (karton i kuq në xhiron e 19-të me Sileksin), derisa thotë se skuadra mezi pret të dalë në terren për të sulmuar fitore të re.

Lufta për kreun dhe rëndësia e kësaj përballje për publikun kanë bërë të qartë te futbollistët vlerën e dyfishtë të kësaj ndeshje dhe lojtari nga Tirana thërret sa më shumë njerëz të vijnë në stadium për të mbështetur ekipin. 

Dueli Shkëndija-Vardari është në program të zhvillohet të dielën nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë. 

“Normalisht më kanë munguar ndeshjet shumë dhe pres me padurim ndeshjen e të dielës.”

Për fat të keq ne vetëm këto 5 minutat e fundit me Gostivarin nuk na shkuan mirë. Ekipi në ndeshjen me Makedonian edhe me Gostivarin ka bërë një lojë të mirë. Normalisht që do kisha pas dëshirë që edhe unë të isha pjesë e këtyre dy ndeshjeve, por për fat të keq kartoni i kuq që mora në ndeshjen me Sileksin më pamundësoi të konkuroj", tha Bruno Dita.

Dueli me Vardarin?….

“E presim me qetësi, shumë mirë. Do jetë një ndeshje e luftuar, shpresojmë të dalim me tre pikë dhe do të bëjmë maksimumin që ta fitojmë këtë përballje, ti kënaqim tifozët dhe të vazhdojmë rrugën për ku jemi nisur.”

“Po, ajo që thash edhe më përpara që jemi gatshëm të japim maksimumin dhe të dalim me tre pikë nga kjo lojë. Jemi vendas dhe presim ndeshja me këtë kundërshtar të jetë e luftuar, pasi gjithmonë kështu ka qenë. Presim shumë tifozë dhe të na japin një shtytje akoma më të madhe për të dalë fitues nga kjo lojë", thotë Bruno Dita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat