​Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Napolit

Futboll

​Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Napolit

Më: 4 mars 2024 Në ora: 09:07
​Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Napolit

Barcelona po përballet me një krizë lëndimesh përpara ndeshjes së saj në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve me Napolin, pasi Pedri dhe Frenkie de Jong çaluan në ndeshjen ndaj Bilbaos.

Pedri vazhdon të vuaj nga problemet muskulare dhe këtë e tregoi reagimi i tij ndaj një tendosjeje të dyshuar të muskulit, teksa u ul i përlotur në stol, ndërsa ngushëllohej nga stafi dhe shokët e skuadrës. Ishte përsëri kofsha e djathtë dhe kjo sugjeron se rikthimi i tij mund të zgjasë.

Mesfushori De Jong u largua me barelë pasi ndrydhi kyçin e këmbës së djathtë, kështu që edhe ai ka shumë pak gjasa të rikuperohet në kohë për ndeshjen e Napolit.

Ndeshja e parë e përballjes përfundoi 1-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona” në atë që ishte d0ebutimi i trajnerit të tretë të sezonit Francesco Calzona.

Meqenëse rregulli i golave si mysafirë është hequr në turnetë e UEFA-s, ai bëhet fitues në ndeshjen e dytë më 12 mars.

Barcelona nuk do të ketë as avantazhin shtëpiak të Camp Nou, pasi stadiumi po i nënshtrohet punimeve të ristrukturimit, kështu që do të luhet në Estadi Olimpic Lluis Companys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat