Arteta: Tani luhet pjesa më e rëndësishme e kampionatit

Futboll

Arteta: Tani luhet pjesa më e rëndësishme e kampionatit

Më: 5 mars 2024 Në ora: 12:53
Arteta

Arsenal nuk i ndahet dyshes së kreut në Premier League (Liverpool dhe Manchester City), me “topçinjtë” që fituan me rezultatin tenistik 0-6 në transfertë ndaj Sheffield United. Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta ishin të papërmbajtshëm duke shënuar katër gola që në fraksionin e parë të lojës.

Megjithatë, pas sfidës tekniku spanjoll u shfaq me këmbë në tokë duke theksuar se tani e mbrapa vjen pjesa më vendimtare e kampionatit dhe se skuadrës i duhet ende të përmirësohet për të thyer Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

“Për mua është një sinjal i shkëlqyer fakti që shënojmë shumë dhe nuk pësojmë, megjithatë e rëndësishme është të fitojmë çdo ndeshje. Kjo është ajo që jemi të detyruar përsa kohë Liverpool dhe City janë sipër nesh në renditje.

Këto dy skuadra nuk po ndalen së fituara në gjashtë apo shtatë vitet e fundit.

Tani e në vijim luhet pjesa më e rëndësishme e sezonit, duhet të përmirësohemi. .

Nuk është momenti për t’u kënaqur dhe mua më pëlqejnë lojtarët që kërkojnë më shumë nga vetja”, u shpreh Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat