Xhemil Jahiji: Kemi atmosferë pozitive

Futboll

Xhemil Jahiji: Kemi atmosferë pozitive

Më: 5 mars 2024 Në ora: 21:31
Xhemil Jahiji

Mesjava na sjell ndeshje në kampionat, aty ku nesër do të ketë përplasje shqiptare me Voska Sport që pret në shtëpi skuadrën e Gostivarit për ndeshjen e vlefshme të xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Para këtij takimi, nga skuadra e Ohrit ka ndarë pritshmëritë, futbollisti Xhemil Jahiji.

“Pas ndeshjes me Makedonija Gjorçe Petrov, kemi atmosferë relativisht të mirë dhe pozitive.

Kjo ndikon shumë në aspektin psikologjik futemi më lehtë dhe pa shumë presion në ndeshjen e nesërme ndaj Gostivarit.

Shpresoj që të marrim maksimumin e pikëve, pasi si çdo fitore edhe kjo e ditës së nesërme na nevojitet shumë për në vijim të kampionatit.

Kemi respekt për skuadrën e Gostivarit, por ne jemi përgatitur dhe do të japim më të mirën tonë të mundshme për të fituar ndeshjen”, ka thënë Xhemil Jahiji.

Duelin ndërmjet Voska Sport dhe Gostivarit do të zhvillohet nesër në stadiumin e qytetit në Ohër, duke nisur nga ora 14:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat