Kryetrajneri i Prishtinës: Fitorja na ka hyrë shumë në punë

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Fitorja na ka hyrë shumë në punë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 16:41
Emmanuel Egbo

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo i është gëzuar kalimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar paraqitjen e Igball Jasharit.

Prishtina është fituese në fuqi e Kupës, ndërsa kalimin në gjysmëfinale e siguroi me fitoren e thellë 5:1 ndaj Trepçës ’89.

“Fitorja na ka hyrë shumë në punë.

Kërkuam që sa më shpejtë të shënojmë në mënyrë që të kenë mundësi të pushojnë disa lojtarë.

Në pjesën e dytë qarkulluam topin dhe jam i kënaqur me fitoren dhe golat që shënuam.

Është mirë që kemi lojtar të rinj.

Nuk ka rëndësi mosha e tyre, por secili lojtar që fiton minuta, duhet ta jap maksimumin.

Jam i lumtur për golin e Igball Jasharit. Ai shënoi shpejt dhe më tregoi se dëshiron të ketë më shumë minuta në fushë”, ka thënë Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat