Pronari i ri me dorë të hekurt

Futboll

Pronari i ri me dorë të hekurt

Më: 7 mars 2024 Në ora: 13:48
Stadiumi i Manchester Utd

Manchester United mund të largojë deri në 21 lojtarë këtë verë, teksa dora e hekurt në krye të klubit, nën drejtimin e Sir Jim Ratcliffe, fillon të marrë formë.

E prëditshmja “Manchester Evening News” ka nxjerrë në pah një listë me lojtarët, e ardhmja e të cilëve është e dyshimtë.

Shitja e tyre do të jetë jetike për blerjet që Manchester United do të kryejë këtë verë, pasi rregullat e përfitueshmërisë dhe qëndrueshmërisë i bëjnë largimet thelbësore. Edhe disa nga lojtarët që luajnë rregullisht me ekipin e parë mund të largohen në fund të këtij sezoni.

Në listën e publikuar sot nga “Manchester Evening News”, janë edhe emrat e 21 lojtarëve që mund të largohen këtë verë:

Tom Heaton, Aaron Wan-Bissaka, Raphael Varane, Viktor Lindelof, Jonny Evans, Harry Maguire, Casemiro, Christian Eriksen, Sofyan Amrabat, Scott McTominay, Anthony Martial, Marcus Rashford, Antony, Omari Forson, Amad, Facundo Pellistri, Donny van de Beek, Hannibal Mejbri, Jadon Sancho, Mason Greenwood dhe Brandon Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat