Ballkani ‘shtyp’ Malishevën, kualifikohet në gjysmëfinale

Futboll

Ballkani ‘shtyp’ Malishevën, kualifikohet në gjysmëfinale

Nga: K. G. Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:46
Ballkani i Therandës

Lideri i kampionatit, Ballkani i Therandës, kampion në fuqi, më lehtë se sa pritej është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Therandasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Malishevës, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

Ballkani “shtyp” me gola skuadrën vendase, nga e cila pritej më shumë sot.

Mamadou Danfa e nisi serinë e golave në minutën e 25-të, për të vazhduar Nazmi Gripshi (44’ e 55’).

Malisheva eliminohet nga gara e Kupës së Kosovës.   
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat