Di Francesco “tërbohet” me sulmuesin brazilian

Futboll

Di Francesco “tërbohet” me sulmuesin brazilian

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:05
Di Francesco

Frosinone humbi me rezultatin minimal 1-0 përballjen direkte për mbijetesën me Sassuolon, duke komplikuar edhe më shumë objektivin sezonal, kur kanë mbetur edhe 10 javë nga fundi i kampionatit.

Klubi nga periferia e kryeqytetit shpërdoroi një mundësi të mirë për të shmangur humbjen, pasi në minutën e 90’ sulmuesi shqiptar Marvin Çuni fitoi një penallti, të cilën e gjuajti jashtë braziliani i Juventusit, Kaio Jorge.

E pikërisht kjo penallti ‘i djeg’ jo pak trajnerit Eusebio Di Francesco, i cili pas ndeshjes pranoi se gjuajtësi i parë ishte Soule, i cili ndodhej në fushë në ato momente.

“Ne e kemi të qartë hierarkinë e goditjes së penalltive. I pari është Soule dhe nuk e kuptova këmbënguljen e Kaio Jorge për ta marrë atë penallti. Natyrisht që kushdo mund ta humbë një penallti, por kur ka një hierarki, nuk duhet të krijohen situata të tilla. Do ta diskutoj me futbollistët e mi këtë çështje, pasi javët kalojnë dhe misioni ynë bëhet më i vështirë”, u shpreh Di Francesco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat