40 trajnerë të rinj

Futboll

40 trajnerë të rinj

Më: 10 mars 2024 Në ora: 11:42
Trajnerët

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka përmbyllur me sukses një tjetër edicion në zonën e Tiranës.

Ky kurs u udhëhoq nga drejtues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar dhe janë kujdesuar për mbarëvajtjen e këtij programi për formimin e profesionistëve të rinj të trajningut.

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvilluar edhe ceremonia e diplomimit, ku morën licencën e UEFA C plot 40 kursantë, ndër të cilët edhe pesë vajza. Një ndër kursantët e diplomuar ishte Armand Gjoka, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare të amputuarve.

Kursi i licencës UEFA C është i bazuar në katër shtylla që janë: trajneri, lojtari, ndeshja dhe ambienti, ndërkohë që kjo licencë është edhe baza e trajningut prej nga ku nis edhe rrugëtimi për t’u bërë trajner profesionist.

Të gjithë të diplomuarit që tashmë janë pajisur me licencën UEFA C mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat